Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARERindërtimi i Ukrainës projekti më i madh i Evropës

Rindërtimi i Ukrainës projekti më i madh i Evropës

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky e përshkroi rindërtimin e Ukrainës pas luftës si projektin më të madh ekonomik të Evropës, teksa i drejtohej parlamentit në Kiev. “Zelensky u bëri thirrje parlamentarëve të hartojnë ligje që do të tërhiqnin sipërmarrësit dhe investitorët”, sipas raporteve të medias. Sipas administratës presidenciale, Zelensky zhvilloi gjithashtu një videokonferencë me kreun e kompanisë së investimeve “Blackrock”, Larry Fink, lidhur me rindërtimin e vendit. “Ukrainasit që kanë ikur jashtë vendit duhet të kthehen në vend”, tha Zelensky. “Ukraina po e bën industrinë e saj të armëve një nga më të avancuarat në botë, për të rivendosur integritetin territorial të Ukrainës”, tha Zelensky. “Mbi 30 miliardë dollarë duhet të shpenzohen për mbrojtjen e vendit në vitet e ardhshme”, tha ai, sipas kanalit televiziv “Freedom”. Presidenti Zelensky vendosi gjithashtu një objektiv për vitin e ardhshëm, për të liruar të gjithë ukrainasit që janë kapur nga Rusia, si robër lufte. “Që nga fillimi i luftës në shkurt, 1 456 ukrainas janë kthyer në shtëpi”, tha ai. ATA

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments