Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta është ndër zonat më të bukura të natyrës shqiptare për të cilën tregohen plot histori. Thuhet se pishën e butë e sollën cezarët ndërsa skelën e vjetër të Karavastasë, e ndërtuan sulltanët. Përtej legjendave, pylli dhe laguna janë pasuri e banorëve të Divjakës dhe një pasuri kombëtare për florën dhe faunën e rajonit.
Në perëndim ujërat e kripura dhe laguna, në lindje pylli i pishave të buta. Aty ku klima mesdhetare dhuron gati 300 ditë me diell në vit, jemi aty ku zbutej dikur bualli dhe kali i egër dhe do të shohim që ndryshimet klimatike nuk e kanë kursyer këtë zonë të Shqipërisë.