Thursday, November 28, 2024
HomeSOCIALEEKONOMISulmet kibernetike: Nuk ka pasur prekje të llogarive të individëve

Sulmet kibernetike: Nuk ka pasur prekje të llogarive të individëve

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj siguroi sot shqiptarët se sulmet e fundit kibernetike në sektorin bankar nuk kanë prekur llogaritë e individëve. “Ka pasur njoftime që sektori bankar ka qenë i sulmuar nga ataket kibernetike. Unë dua t’u siguroj që ka në muaj rreth mbi 1 milionë sulme, të cilat janë sulme të përditshme, qoftë në sektorin privat, qoftë në atë publik. Tashmë lufta kibernetike është një luftë e cila prek çdo sektor, qoftë publik dhe privat, infrastrukturë kritike dhe jo kritike. Banka në fjalë ka bërë komunikimet e saj dhe në bazë të komunikimeve, por edhe komunikimeve që kemi pasur me guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, nuk ka pasur prekje të llogarive të individëve”, deklaroi ajo. Ministrja bëri të ditur se sektori bankar është nga ato sektorë që ka marrë masa që herët, sa i përket sulmeve kibernetike dhe sigurisë kibernetike. “Qeveria shqiptare nga ana tjetër është duke ndërmarrë një reformë në këtë drejtim dhe duke ndërtuar të gjithë infrastrukturën, e cila do të monitorojë të gjitha sulmet që do të vijnë në të ardhmen, duke ndërtuar një rrjet shumë të mirë të monitorimit të gjithë këtyre sulmeve që mund të atakojnë në të ardhmen. Është një dukuri që ndodh në të gjithë vendet e botës, pasi kjo është një lloj lufte e re, e erës së re”, deklaroi ministrja. ATA

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments