Sunday, November 24, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREPresidenti Uillson, mik i shqiptarëve

Presidenti Uillson, mik i shqiptarëve

Thomas Udru Uillson (Thomas Woodrow Wilson), presidenti i 28-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, lindi më 28 dhjetor 1856. Figura e Presidentit Uillson lidhet me njohjen ndërkombëtare të shtetit shqiptar dhe të integritetit territorial të Shqipërisë. Fjalët e tij “Albania ought to be independent” (“Shqipëria duhet të jetë e pavarur”) ishin thelbësore në njohjen ndërkombëtare të shtetit shqiptar dhe në pranimin e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve. Mes dokumenteve të Arkivit Qendror Shtetëror që lidhen me figurën e Presidentit Uillson është edhe një letër e disa studentëve shqiptarë në Vjenë, të cilët kërkojnë mbështetjen e Presidentit në dobi të Shqipërisë. Në fotot e sjella nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave dallohet qartë përmbajtja e letrës si dhe firmëtarët e saj. “Në qoftë se në vendimin e paqës nji komb lihet i pa njojtun edhe do të përdoret kaq pa-drejtësisht, a mundet kurrë n’atë anë të botës të sigurohet paqa? Shqipnia, sikundër Konferenca e Londonit e kufizoj, kurrë s’mundei të rronte, kishte farën e vdekjes në gjakun e saj që në lindien e vetë. Me këtë mënyrë, Zotërie, deri tash bota na ka përdorurar mizorisht, prandaj ngremë zërin tonë tek Ju, si mbrojtësi i njerëzimit, duke e ditur sigur se marria pjesë e Shteteve të Bashkuara nën udhëheqien të drejtë e të ndershme të Zotërisë s’Uaj në Kongresin e Paqës, drejtësia do të përmbushet dhe shqiptarët duke pasur të drejtën e vetvotimit për formën e qeverimit të tyre do të kenë lejen, si një komb i lirë, të hyjn në Lidhien e Kombëve”, shkruhet në letrën drejtuar presidentit Uillson. Në fund letra mbyllet me emrat e studentëve që ju drejtuan presidentit amerikan: “Në emër të studentëve shqiptarë në Wien, të përvujtunit, Jan Basho, Remzi Baçe, H. Hifzi, Nush Bushati, Djevat Korça, Luigj Kakariqi, Gjovalin Gjiadri, Raku Buda, Fuad Aslan. Wien, Austrie, 15/12/918.” ATA

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments