Sunday, November 24, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREXhubleta në pullat postare të Kosovës

Xhubleta në pullat postare të Kosovës

Filatelia e Postës së Kosovës, sot lëshoi në qarkullim pullat postare të titulluar “Nga Trashëgimia – Xhubleta”, e cila u përfshi në listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale në nevojë për mbrojtje urgjente nga UNESCO në vitin 2022. Filatelia e Postës së Kosovës, kësaj radhe nga thesari i etnologjisë sjell imazhin e bukur të Xhubletës në pulla postare, përmes të cilave, siç u theksua, do të promovojë kudo nëpër botë vlerat e trashëgimisë kulturore dhe materiale të pafundme që ka Kosova. Xhubleta, veshja tradicionale me origjinë të lashtë, tipike për gratë e Shqipërisë së Veriut, Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, është një fund popullor i valëzuar, në formë zileje që përbëhet nga një numër i madh copash e rripash të ngushtë shajaku, të vënë horizontalisht dhe të ndërthurur me breza gajtanësh. Ajo mbahet e varur në supe me dy rripa të gjerë. Në shek. XVIII xhubleta ishte bërë me shumë ngjyra, por ngjyrat që kanë arritur në ditët e sotme janë: e zeza për gratë dhe bardhë e zi për vajzat. Pjesë të tjera të kostumit me xhubletë janë: kraholinet, xhoka, kërdhokulla, paraniku, kallmat e shputat, etj. Xhubleta është një fund në trajtë kambane që vjen e valëzuar përfundi, sidomos në pjesën e prapme. Xhubleta e Malësisë së Madhe është trashëgimi e qartë e kulturës sonë iliriane, nëpërmjet së cilës ne paraqesim historinë e humbur të kombit tonë që malësorët tanë e kanë përcjellur deri në vitet 1950 -1960, pra është e vetmja që jep identitetin e kombit shqiptar nëpërmjet motiveve, ku emblema më e dukshme për të gjitha është shqiponja. ATA

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments