Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës ka bërë të ditur se grupet kriminale serbe kanë bllokuan pikën kufitare në Merdarë. MPJD u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që janë në lëvizje që t’i shfrytëzojnë pika të tjera kufitare për qarkullim deri në një informim tjetër zyrtar nga ana e institucioneve të Kosovës. Ndërsa për ata qytetarë që kanë hyrë tashmë në Serbi, MPJD e Kosovës bën me dije se duhet të kalojnë nga pikat kufitare ne Mutivodë, Dheu i Bardhë ose të merrni rrugë përmes Maqedonisë së Veriut (pikë-kalimi kufitar i Preshevës) përmes Shkupit. “Duke marrë parasysh faktin që janë në qarkullim shumë lajme të rreme, të cilat synojnë përhapjen e frikës, ju lutemi të ndiqni @Kosovo_Police rreth përditësimeve më të fundit zyrtare në këtë drejtim”, thuhet në njoftimin e MPJD-së. Për bllokimin e pikës kufitare në Merdarë zyrtarisht ka njoftuar edhe Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar. ATA
MJK: Grupet kriminale bllokuan pikën kufitare në Merdarë
RELATED ARTICLES