Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEARSIMFillimi i procesit mësimor në 5 janar

Fillimi i procesit mësimor në 5 janar

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi në mbyllje të vitit 2022 zhvilloi një takim me drejtuesit e të gjitha zyrave arsimore për të analizuar punën e bërë gjatë këtij viti, si dhe për të diskutuar dhe adresuar problematikat e ndryshme të arsimit parauniversitar. Ministrja Kushi kërkoi marrjen e masave për një fillim të mbarë të procesit mësimor për vitin 2023, i cili nis më 5 janar. Në një postim në rrjetet sociale ministrja Kushi u shpreh se “në mbyllje të këtij viti zhvillova një takim me drejtuesit e zyrave arsimore të të gjithë vendit për të bërë një bilanc të punës, arritjeve të përbashkëta, por veçanërisht të problematikave që duhet të adresojmë më mirë gjatë vitit të ardhshëm”. Kushi i falënderoi të gjithë drejtuesit për bashkëpunimin dhe kërkoi marrjen e masave për një fillim të mbarë të procesit mësimor në datën 5 janar. ATA

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments