Të paktën 38 persona kanë vdekur nga shkaqe të lidhura drejtpërdrejt ose tërthorazi me stuhinë e Arktikut që goditi pjesën më të madhe të Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë me ngrica polare rekord. Katër viktima kanadeze iu shtuan numrit kur një autobus u përmbys pasi rrëshqiti në një rrugë të akullt në qytetin Merritt në provincën perëndimore të British Columbia. Në SHBA deri më tani kanë vdekur 34 dhe shteti më i prekur është Nju Jorku, shkruan BBC. Rreth 200 000 njerëz mbetën pa energji elektrike në pasditen e Ditës së Krishtlindjes. ATA