Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, po zgjeron mbështetjen krahas zhvillimit të bujqësisë edhe për diversifikimin e agroturizmit rural. Në bashkëpunim me projekti gjerman, për zhvillimin rural, janë ndërmarrë disa iniciativa në zhvillimin e produkteve turistike me bazë natyrën, për forcimin e turizmit të qëndrueshëm rural në Shqipëri. Agroturizmi është sot një realitet i ri, por domethënës në rivitalizimin e zonave rurale, alternativë dhe vlerë e shtuar e destinacioneve turistike, në ofrimin e kulinarisë tipike shqiptare, shijes dhe turizmit të natyrës . Deri tani Shqipëria është vlerësuar nga turistët vendas dhe të huaj për peizazhin, natyrën, pamjen e saj të bukur, të cilat konsiderohen gjithashtu si pikat e forta të Shqipërisë turistike. Ndërsa zonat natyrore dhe rurale ofrojnë mundësi për zhvillimin e turizmit rural, malor, ekoturizmit, agroturizmit dhe veprimtarive në natyrë (rafting, hedhje me parashute sportive, çiklizmi malor, treking, ngjitjet alpinistike, ecja në natyrë (hiking), shëtitja me kuaj, turet studimore, etj). Disa prej këtyre veprimtarive janë motivi kryesor i vizitave nga vizitorët e huaj në zonat natyrore, pikat agroturistike, ndaj dhe Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në bashkëpunim me institucionet e linjës po punon fort për zhvillimin e produkteve turistike të natyrës, nisur edhe nga kërkesa në rritje për eksplorimin e këtyre aktivitete nga turistët e huaj. Agroturizmi në Shqipëri po shënon nga viti në vit frekuentim në rritje ku peizazhi i mrekullueshëm, ajri i pastër, ushqimet bio dhe tradicionale të zonave janë vetëm disa nga mundësitë që ofrohen në këto ambiente. ATA
Produktet turistike , forcojnë agroturizmin
RELATED ARTICLES