Saturday, November 23, 2024
HomeSHKENCA DHE JETAA e dini se Shqipëria ?!

A e dini se Shqipëria ?!

Shqipëria renditet ndër vendet e pasura me burime ujore, ku sipërfaqet ujore të saj vlerësohen sa 2-fishi i sipërfaqes territoriale. Janë disa lumenj kryesorë që përshkojnë territorin e vendit dhe qindra burime malore dhe përrenj që furnizojnë me ujë popullatën,bujqësinë dhe industrinë shqiptare. Në kulmin e rritjes së kërkesës globale për ujë, niveli i alarmit sa vjen dhe rritet për pakësimin e burimeve ujore edhe si pasojë e ndryshimeve klimatike të cilat nuk diktojnë vetëm përditshmërinë tonë por cënojnë vijueshmërinë e burimeve natyrore që mundësojnë jetën në tokë. Më shumë se 150 lumenj dhe përrenj, rrjedhin nga Lindja drejt Perëndimit me prurje mesatare shumëvjeçare që varion nga 340 metër-kub për sekond për lumin Drin në 60 metër-kub për sekond, Shkumbini. Një nga lumenjë me peshën më të madhe hidroenergjitike në vend është Drini, në shtratin e të cilit janë ndërtuar 4 hidrocentrale me një kapacitet të instaluar rreth 1400 Mega-Vat. Kaskada e Drinit është unike në Europë nga pikëpamja e lartësisë së digave dhe liqeneve që Drini ka krijuar por cilat janë potencialet hidro-energjitike të këtij baseni ujor? Sektori hidro-energjitik është i ndjeshëm ndaj ndryshimeve klimatike, vecanërisht ndaj ndryshimit të reshjeve por sa të gatshme janë strukturat pranë KESH sh.a të përballen me sfidat hidro-energjitiketë një klime që po ndryshon? Të dhënat nga rrjeti hidrometeorologjik luajnë rol të rëndësishëm për një menaxhim më të mirë të burimeve ujore në kaskadën e Drinit në kushte normale të motit por, bëhen të domosdoshme në ngjarjet e motit ekstrem.

Previous article
Next article
RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments