Kompania gjermane e automobilave dhe armëve, me seli në Düsseldorf, “Rheinmetall AG” ka nisur furnizimin me kamionë ushtarakë në Ukrainë, në emër të qeverisë gjermane, ku pritet të dorëzohen 26 automjete të reja (HX 8×8). Dërgesa e mjeteve logjistike ka një vlerë prej 12.5 milionë eurosh (13.3 milionë dollarë). Në sipërmarrjen e përbashkët “Rheinmetall MAN Military Vehicles” (RMMV), “Rheinmetall” zotëron 51% të aksioneve në kompani, ndërsa “MAN Truck & Bus” 49%.http://ata.gov.al/2022/12/22/gjermani-rheinmetall-furnizon-ukrainen-me-26-kamione-ushtarake/