Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka premtuar mbështetje të mëtejshme për Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë, gjatë një vizite të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky dje në Uashington. “Ne do të vazhdojmë të forcojmë aftësinë e Ukrainës për të mbrojtur veten, veçanërisht mbrojtjen ajrore, dhe kjo është arsyeja pse ne do t’i ofrojmë Ukrainës sistemin e raketave ‘Patriot”, tha Biden. “Presidenti Zelensky, SHBA-ja mbështet popullin trim ukrainas”, shtoi ai. Presidenti 44-vjeçar ukrainas, falënderoi SHBA-në për mbështetjen e saj. Ai tha se Ukraina ishte në një situatë të mirë në fushën e betejës për shkak të mbështetjes amerikane.https://ata.gov.al/2022/12/22/shba-biden-premton-mbeshtetje-te-metejshme-per-ukrainen-gjate-vizites-se-zelensky/