Natyra zotëron botën e gjallë, zotëron oqeanet që ndajnë kontinentet, natyra mbart në vehte barin, pemët, kafshët dhe njeriun. Natyra sjell shiun që rrit bimësinë, sjell ngricat dhe thatësirën që tokën dëmtojnë, ajo i sjell tokës dhe detit stuhitë shkatërrimtare. Natyra është dielli, uji dhe ajri, natyra është atmosfera e tokës që bën të mundur jetën në tokë.