Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIEksportet e tekstileve, 124.5 miliardë lekë gjatë 11-mujorit

Eksportet e tekstileve, 124.5 miliardë lekë gjatë 11-mujorit

Eksportet e tekstileve dhe këpucëve, që përbëjnë një zë të rëndësishëm të tregtisë së jashtme të Shqipërisë, gati 28 % të vëllimit, vijuan rikuperimin edhe gjatë 11-mujorit janar-tetor të këtij viti. Eksportet e këtij grupi rezultuan 12.3 miliardë lekë më të larta edhe krahasuar me njëmbëdhjetëmujorin e 2019-ës, që përkon me periudhën para pandemisë. Referuar të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave, eksportet e këtij grupi arritën 124.5 miliardë lekë gjatë periudhës janar-nëntor të këtij viti, kur në njëmbëdhjetëmujorin e 2021-shit ato llogariteshin rreth 102.6 miliardë lekë. Në njëmbëdhjetëmujorin e 2019-ës, ato ishin 110.2 miliardë lekë. Ekspertët shprehen se pasiguritë që vijnë për shkak të luftës së Rusisë në Ukrainë, çmimit të karburantit, apo krizës energjetike globale mund të ngadalësojnë ritmin. Industria fason ka një peshë specifike në eksportet shqiptare dhe në punësim. Kjo industri kontribuon me 38 % në totalit të eksporteve dhe angazhon 45 % të forcës punëtore. Falë avantazheve të tilla si pozicioni gjeografik i vendit, kuadri ligjor me standardet e BE-së, kosto e ulët e transportit dhe infrastrukturës, fuqisë punëtore, e gatshme për të punuar në këtë sektor, por edhe investimeve të larta të kompanive në makineri dhe pajisje, vitet e fundit kemi zgjerim të eksporteve drejt tregjeve të reja dhe disa kompani po shkojnë drejt mbyllje së plotë të ciklit.https://ata.gov.al/2022/12/21/instat-eksportet-e-tekstileve-124-5-miliarde-leke-gjate-11-mujorit/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments