Ambasadorët e Bashkimit Evropian kanë “vulosur” tekstin e kompromisit për liberalizimin e vizave për Kosovën. Lajmi është njoftuar nga Presidenca Çeke e Këshillit të Bashkimit ku bën me dije se Kosova po ecën përpara në rrugën evropiane. “Ambasadorët e BE-së miratuan tekstin e kompromisit për liberalizimin e vizave për Kosovën përpara miratimit përfundimtar nga Këshilli i BE-së”, thuhet në njoftim. Njohësi i çështjeve evropiane, Demush Shasha e konsideron vendimin e sotëm të ambasadorëve si një hap të fundit për këtë vit dhe hap i cili mbyll procedurën teknike për liberalizimin e vizave. “Ambasadoret e BE-së sapo vulosën liberalizimin e vizave për Kosovën. Ky është hap i fundit për këtë vit dhe hap i cili mbyll procedurën teknike për liberalizimin e vizave. Në muajt e parë të vitit tjetër mbetet vetëm votimi formal në seancën plenare të Parlamentit Evropian dhe Këshillin për Punë të Brendshme”, ka shkruar Shasha.https://lajme.rtsh.al/artikull/liberalizimi-i-vizave-ambasadoret-e-be-miratojne-tekstin-e-kompromisit-per-kosoven
Ambasadorët e BE miratojnë tekstin e kompromisit për Kosovën
RELATED ARTICLES