Saturday, November 23, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTSPORTProbleme serioze shëndetësore për Gianluca Vialli

Probleme serioze shëndetësore për Gianluca Vialli

Orë ankthi për një nga yjet e futbollit italian Gianluca Vialli, sërish i shtruar në një klinikë në Londër, shkruan faqja lastampa.it Ish-sulmuesi i Sampdorias, Juves dhe ekipit kombëtar, i goditur në vitin 2017 nga kanceri i pankreasit, të mërkurën e kaluar njoftoi një ndalesë të përkohshme të rolit të tij si kreu i delegacionit të Azzurrëve. “Qëllimi është të përdorë të gjithë psiko- energjitë fizike për të ndihmuar trupin tim të kapërcejë këtë fazë të sëmundjes, në mënyrë që të përballem sa më shpejt me aventura të reja dhe t’i ndaj me të gjithë ju”, shkroi Vialli. Situata, shkruajnë disa gazeta sportive, do të ishte përkeqësuar ditët e fundit, aq sa pasditen e djeshme nëna e moshuar e ish-kampionit do të kishte fluturuar drejt Londrës nga Kremona për të qenë pranë djalit të saj. “Gjithmonë pranë jush”, shkroi në Twitter skuadra e parë e Viallit nga Cremonese këtë mëngjes. Ishte vetë Vialli, në nëntor 2018, ai që zbuloi një progres të dukshëm pas diagnostikimit të kancerit, operacionit dhe trajtimit të mëpasshëm. ”Duhet të vazhdoj me kokën ulur, kurrë të mos dorëzohem, duke shpresuar se ai ( sëmundja) do të lodhet dhe do të më lërë të jetoj. edhe për shumë vite të tjera”, shtonte me plot optimizëm Vialli. Në periudhën e fundit ka pasur një përkeqësim të ri të gjendjes së tij, të cilat sipas lajmeve të fundit tashmë janë të rënda. Nëna e futbollistit, Maria Teresa, 87 vjeç, u largua nga Kremona për të vizituar djalin e saj në Angli.https://ata.gov.al/2022/12/20/londer-probleme-serioze-shendetesore-per-yllin-e-futbollit-italian-gianluca-vialli/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments