Saturday, November 2, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIHekurudha Tiranë-Durrës-në mars të 2024-ës

Hekurudha Tiranë-Durrës-në mars të 2024-ës

Hekurudha Tiranë-Durrës konsiderohet si zgjidhja më e mirë për të udhëtuar drejt qytetit bregdetar dhe portit më të madh të vendit, sikundër edhe drejt aeroportit të Rinasit. Ndërsa vijojnë punimet në kantierin e kësaj vepre të rëndësishme infrastrukturore, Kryeministri Edi Rama u shpreh në rrjetet sociale se hekurudha pritet të përfundojë në mars të 2024. Hekurudha është e gjatë 39 km, ku 34 km i përkasin gjurmës ekzistuese Tiranë-Durrës, që po rindërtohet e modernizohet dhe 5 km janë gjurmë e re nga ‘Megatek’ deri në aeroportin e Rinasit. Distanca nga qendra e Tiranës deri në aeroportin e Rinasit do të përshkohet për vetëm 12 minuta, ndërsa udhëtimi Tiranë-Durrës do të zgjasë 22 minuta. Durrësi konsiderohet nyja më e rëndësishme, pasi prej Durrësit do të nisen rrugët e tjera hekurudhore që kanë të bëjnë me Korridorin 8.https://ata.gov.al/2022/12/20/rama-hekurudha-tirane-durres-perfundon-ne-mars-te-2024-es/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments