Aeroporti “Nënë Tereza” kap shifrën e 5 milionë pasagjerëve. Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, tha se ky vit shënoi një rekord të numrit të pasagjerëve, duke shënuar rritje me 80%, krahasuar me vitin 2021. Përmes TIA-s, tha ajo, ofrohen më shumë se 65 destinacione. “Do bëjmë gjithçka për të rritur kapacitetet përunuese, me qëllim ofrimin e një shërbimi sa më cilësor për të gjithë qytetarët”, u shpreh Balluku. Pasagjerja që shënoi numrin 5 milionë përmes TIA-s, e cila udhëtonte për të vizituar vajzën e saj në Mbretërinë e Bashkuar, dhe familjen e saj, u dhuruan bileta falas për një nga destinacionet që ofron TIA.https://ata.gov.al/2022/12/19/aeroporti-nene-tereza-kap-shifren-e-5-milione-pasagjereve/