Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro mori pjesë në COP15, samiti më i madh i organizuar deri më sot për biodiversitetin mbajtur në Montreal, Kanada. Kumbaro ishte pjesë e eventit dedikuar projektit për shpalljen Park Kombëtar të lumit Vjosë. Kumbaro e cilësoi këtë takim të një rëndësie të veçantë, ku puna e bërë deri tani nga Shqipëria, për këtë projekt është certifikuar nga Unioni Ndërkombëtar i Mbrojtjes së Natyrës (IUCN). “Event i dedikuar me organizimin dhe mbështetjen e vyer të IUCN ku kurorëzojmë fazën e parë të projektit për shpalljen Park Kombëtar të Vjosës”, u shpreh Kumbaro. Ajo tha se, ishim bashkë me CEO-n e Patagonia Ryan Gillard, me të cilin kemi bërë një punë të shkëlqyer këto muaj, me pjesëmarrjen e zëvendësministrit grek të Mjedisit Georgios Amyras prej nga morëm angazhimin se i njëjti proces do të ndodhë edhe në Greqi për mbrojtjen e lumit AOS që buron nga malet e Pindit duke e bërë gjithë Vjosën në dy shtete zonë të mbrojtur, si edhe me ministra të tjerë të mjedisit të Europës, ekspertë dhe përfaqësues organizatash. “Krenarë që i gjithë procesi është kryer sipas standardeve të përcaktuara nga Unioni Ndërkombëtar i Mbrojtjes së Natyrës (IUCN) ku kishim të pranishëm edhe drejtuesit e këtij institucioni për Amerikën Veriore dhe Europën”, tha Kumbaro. Ministrja informoi se, pas kësaj faze studimi ndërdisiplinor, në fillim të vitit bëjmë gati gjithë procedurat ligjore për ta shpallur zyrtarisht Parkun Kombëtar të lumit të fundit të egër në Europë.https://ata.gov.al/2022/12/19/lumi-vjose-park-kombetar-certifikohet-nga-unioni-nderkombetar-i-mbrojtjes-se-natyres/
Lumi Vjosë Park Kombëtar
RELATED ARTICLES