Saturday, November 23, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURE200 të arrestuar pas humbjes në finale

200 të arrestuar pas humbjes në finale

Mbi 200 persona janë arrestuar në trazirat që shpërthyen në vend pasi Franca humbi nga Argjentina në finalen e Kupës së Botës “Katar 2022”. Sipas lajmit të “Le Figaro” bazuar në deklaratat e ministrit të Brendshëm të Francës, Gerald Darmanin, në shumë qytete pati incidente, veçanërisht në kryeqytetin Paris, pasi Franca humbi në finalen e Botërorit. Policia ndaloi 227 persona, 47 prej të cilëve në Paris, me arsyetimin se kishin dalë në rrugë pas disfatës. Forcat e sigurisë shpërndanë turmën, e cila hyri në Champs Elysees, rruga më e frekuentuar në Paris. Trazira pati edhe në qytetet tjera, përfshirë Nice, Lion, Bordeaux dhe Roubaix. Në disa qytete, kryebashkiakët reaguan për dëmtimin e dyqaneve dhe rrugëve gjatë incidenteve. Pasi Franca mposhti Marokun në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, ekstremistët e djathtë në shumë qytete të vendit shkaktuan dhunë në rrugë. Policia caktoi gjithsej 14 mijë policë dhe forca të xhandarmërisë në të gjithë vendin, prej të cilëve 2.750 në Paris, për të shmangur dhunën pas finales.https://ata.gov.al/2022/12/19/paris-mbi-200-te-arrestuar-ne-trazirat-qe-shperthyen-pas-humbjes-ne-finale/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments