Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALEEKONOMISkema e subvencionimit,18 mijë përfitues

Skema e subvencionimit,18 mijë përfitues

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural parashikon të rrisë me 25% numrin e fermerëve të përfshirë në Skemat Kombëtare në këtë sektor për tre vitet në vijim. Ndërkohë që rritje do të shënojë edhe numri i atyre që do të përfitojnë subvencionimin e naftës. Projektbuxheti Afatmesëm i miratuar nga Qeveria për periudhën 2023-2025, parashikon shtimin e numrit të përfituesve nga Skemat Kombëtare në bujqësi nga 4800 përfitues në vitin 2022, 5000 përfitues në vitin 2023, 5500 përfitues në vitin 2024 dhe 6000 përfitues në vitin 2025. Ndërsa nga Programi IPARD II për 2023, parashikohet të përfitojnë edhe 260 subjekte të tjera. Sipas relacionit që shoqëron këtë dokument, rritje do të ketë edhe sa i përket numrit të fermerëve që do mbështeten me subvencionimin e naftës. Më specifikisht, parashikohet rritja e numrit të përfituesve nga Skema e Subvencionit të naftës për bujqësinë nga 17.500 përfitues në vitin 2022 në 18.500 përfitues në vitin 2025.https://ata.gov.al/2022/12/19/skema-e-subvencionimit-me-nafte-2023-2025-mbi-18-mije-perfitues/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments