Banka e Shqipërisë bën të ditur se, gjatë vitit 2022, veprimtaria e sektorit bankar shënoi një rritje të kujdesshme në të gjithë treguesit, me mbi 6% rritje të totalit të aktivit dhe nivele të ngjashme rritjeje për zërat kryesorë. Sipas BSH-së, kjo rritje është mbështetur masivisht nga fondet e depozituesve individë, të cilët preferuan valutën si instrumentin parësor të kursimeve të tyre. Ndërsa oferta e bollshme e valutës u pasqyrua në mënyrën e financimit të portofolit të kredisë, si dhe në rritjen e investimeve në tituj në valutë. Niveli i kapitalizimit të sistemit bankar vijoi të rritet edhe këtë vit, nga 18.53% në 19.26%, duke reflektuar edhe rritjen e kërkesave rregullatore për rezervat makroprudenciale dhe rezervat për ndërhyrje të jashtëzakonshme (MREL). Të dy këto elemente kanë rritur qëndrueshmërinë dhe sigurinë e sistemit bankar. Pritshmëtë e Bankës Qendrore, për periduhën afatmesme janë për përmirësim të kushteve financiare dhe lehtësim të standardeve të huadhënies si një faktor i rëndësishëm incentivues i investimeve private në afatmesëm.https://ata.gov.al/2022/12/19/bsh-veprimtaria-e-sektorit-bankar-u-rrit-me-6/
Veprimtaria e sektorit bankar u rrit me 6%
RELATED ARTICLES