Rusia shënjestroi Kievin dhe zonën përreth me dronë ushtarakë iranianë sot në mëngjes, sipas zyrtarëve. “Infrastruktura kritike u dëmtua sërish në kryeqytetin ukrainas”, shkroi kryebashkiaku Vitali Klitschko në Telegram duke shtuar se nuk janë raportuar të plagosur. “Teknikët po përpiqeshin të stabilizonin furnizimet me energji elektrike dhe sistemin e ngrohjes”, tha Klitschko. Në disa lagje është ndërprerë energjia elektrike si një masë emergjente. Banorët raportuan se kishin dëgjuar zhurmën e dronëve dhe zjarrit kundërajror mbi qytet gjatë natës. “Vetëm Kievi u sulmua nga më shumë se 20 dronë luftarakë të prodhuar nga Irani”, sipas ushtrisë ukrainase. Rreth 15 prej tyre u qëlluan nga mbrojtja ajrore. “Dhjetë dronë të tjerë u kapën në jug të Ukrainës”, tha ushtria. Sipas shërbimeve sekrete ukrainase, ushtria ruse ka marrë së fundmi një dërgesë të re të dronëve të prodhuar nga Irani.https://ata.gov.al/2022/12/19/ukraine-infrastruktura-e-kievit-shenjestrohet-nga-sulmet-ruse-me-drone/