Ukraina ka zgjedhur dyshen pop Tvorchi si përfaqësuesen e saj për Eurovizion 2023. “Heart of Steel” është kënga e parë që konfirmohet për konkursin e 2023-ës në Liverpool. Orkestra Kalush e Ukrainës fitoi konkursin e këtij viti, por Mbretëria e Bashkuar do të jetë mikpritëse në vitin 2023 për shkak të luftës. Një stacion metroje në Kiev, një ndalesë nëntokësore e përdorur si një strehë për bomba që nga pushtimi i Rusisë në shkurt u shndërrua në një studio televizive për shfaqjen përzgjedhëse të këngës përfaqësuese në vend të Ukrainës. Vendi fitues normalisht pret ngjarjen e vitit të ardhshëm, por organizatorët vendosën se ishte shumë e rrezikshme të organizohej Eurovizioni në Ukrainë në vitin 2023. Në vend të kësaj, Liverpooli u zgjodh për të organizuar shfaqjen, në emër të Ukrainës. Që nga përfshirja e parë në konkursin e këngës në 2003, Ukraina ka fituar tre herë dhe ka përfunduar jashtë top 10 vetëm gjashtë herë, duke e bërë atë një nga vendet më të suksesshme në konkurs. Tvorchi janë akti i pestë që do të zbulohet për Eurovizionin e vitit të ardhshëm. Edhe Qiproja, Izraeli, Holanda dhe Sllovenia kanë zgjedhur aktet e tyre për t’i dërguar në Liverpool, por ende nuk kanë publikuar këngët që do të interpretojnë. 37 vendet që marrin pjesë kanë kohë deri në fund të marsit për të konfirmuar këngët dhe artistët e tyre për konkursin. Finalja e madhe e Eurovision Song Contest 2023 do të zhvillohet më 13 maj. https://lajme.rtsh.al/artikull/ukraina-zgjedh-perfaqesuesit-e-saj-per-eurovision-2023
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Zj. Xhaçka tha se Shqipëria eshtë e vendosur për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës
on
Qarku DIBER
on
Bashkia KLOS
on
Bashkia MAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on