Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEKOSOVAPërfundon protesta në Jarinjë

Përfundon protesta në Jarinjë

“““Disa protestues serbë janë përplasur sot me forcat policore të Serbisë në Jarinjë, afër pikëkalimit kufitar mes Kosovës dhe Serbisë, në anën e territorit serb. Ata kanë protestuar, si shenjë mbështetjeje ndaj serbëve lokalë që kanë ngritur barrikada në veri të Kosovës. Protestuesit mes të cilëve edhe të maskuar, kanë thyer kordonin policor, por menjëherë zyrtarët policorë kanë formuar një kordon të ri më afër kufirit. “Kemi ardhur këtu që të tregojmë se atje është toka tonë. Nuk duam të përballemi me njerëzit tanë. Nuk e pranojmë marrëveshjen e Brukselit”, ka thënë një protestues. Thirrja për protestë është bërë nga grupet djathtiste, siç është “Patrulla Kombëtare”, si dhe është bërë thirrje që organizimit t’i bashkohen mbështetës tjerë nga Serbia, Mali i Zi dhe Republika Sërpska e Bosnje-Hercegovinës. Në mesin e tyre është edhe Damjan Knezheviç, kreu i grupit jozyrtar të ekstremit të djathtë “Patrulla Kombëtare” nga Serbia. “Patrulla Kombëtare” njihet për veprimet e saj kundër emigrantëve, për glorifikimin e kriminelëve serbë të luftës dhe mbështetjen për Rusinë në luftën që zhvillon në Ukrainë. Organizata është e lidhur me grupin e ekstremit të djathtë “Rusov” dhe grupin paraushtarak rus “Vagner”, të cilin e ka vizituar së fundi në Rusi. Ndërsa te pjesa kufitare e Kosovës janë parë edhe ushtarët amerikanë të KFOR-it. Ndonëse kordoni i policisë serbe nuk i lejoi protestuesit të kalojnë kufirin për të hyrë në territorin e Kosovës, për katër persona pati përjashtim. KosovaPress mëson se kalimi i është lejuar vetëm dy përfaqësuesve të këtij tubimi, si dhe dy gazetarëve, gjë që është kundërshtuar nga organizatorët. Tubimi po shoqërohet me këngë nacionaliste për Kosovën dhe betejën e Koshares. Ata insistuan që të gjithëve t’u lejohet hyrja në Kosovë. Protestuesit janë dëgjuar duke bërtitur, “Kosova është zemra e Serbisë”. Më pas protestuesit janë shpërndarë pasi Policia serbe u ka thënë se do të lirojë një person që ka arrestuar në protestë.https://ata.gov.al/2022/12/18/perfundon-protesta-ne-jarinje-ne-krahun-e-kosoves-te-pranishem-ushtaret-amerikane-te-kfor-it/`Disa protestues serbë janë përplasur sot me forcat policore të Serbisë në Jarinjë, afër pikëkalimit kufitar mes Kosovës dhe Serbisë, në anën e territorit serb. Ata kanë protestuar, si shenjë mbështetjeje ndaj serbëve lokalë që kanë ngritur barrikada në veri të Kosovës. Protestuesit mes të cilëve edhe të maskuar, kanë thyer kordonin policor, por menjëherë zyrtarët policorë kanë formuar një kordon të ri më afër kufirit. “Kemi ardhur këtu që të tregojmë se atje është toka tonë. Nuk duam të përballemi me njerëzit tanë. Nuk e pranojmë marrëveshjen e Brukselit”, ka thënë një protestues. Thirrja për protestë është bërë nga grupet djathtiste, siç është “Patrulla Kombëtare”, si dhe është bërë thirrje që organizimit t’i bashkohen mbështetës tjerë nga Serbia, Mali i Zi dhe Republika Sërpska e Bosnje-Hercegovinës. Në mesin e tyre është edhe Damjan Knezheviç, kreu i grupit jozyrtar të ekstremit të djathtë “Patrulla Kombëtare” nga Serbia. “Patrulla Kombëtare” njihet për veprimet e saj kundër emigrantëve, për glorifikimin e kriminelëve serbë të luftës dhe mbështetjen për Rusinë në luftën që zhvillon në Ukrainë. Organizata është e lidhur me grupin e ekstremit të djathtë “Rusov” dhe grupin paraushtarak rus “Vagner”, të cilin e ka vizituar së fundi në Rusi. Ndërsa te pjesa kufitare e Kosovës janë parë edhe ushtarët amerikanë të KFOR-it. Ndonëse kordoni i policisë serbe nuk i lejoi protestuesit të kalojnë kufirin për të hyrë në territorin e Kosovës, për katër persona pati përjashtim. KosovaPress mëson se kalimi i është lejuar vetëm dy përfaqësuesve të këtij tubimi, si dhe dy gazetarëve, gjë që është kundërshtuar nga organizatorët. Tubimi po shoqërohet me këngë nacionaliste për Kosovën dhe betejën e Koshares. Ata insistuan që të gjithëve t’u lejohet hyrja në Kosovë. Protestuesit janë dëgjuar duke bërtitur, “Kosova është zemra e Serbisë”. Më pas protestuesit janë shpërndarë pasi Policia serbe u ka thënë se do të lirojë një person që ka arrestuar në protestë.https://ata.gov.al/2022/12/18/perfundon-protesta-ne-jarinje-ne-krahun-e-kosoves-te-pranishem-ushtaret-amerikane-te-kfor-it/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments