Saturday, October 26, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTSPORTKATAR 2022 – Macron në finale

KATAR 2022 – Macron në finale

Edhe lojtari i lënduar i Francës, Christopher Nkunku thuhet se i është bashkuar presidentit të vendit Emmanuel Macron dhe personazheve të tjerë të famshëm në një fluturim për në finalen e Kupës së Botës mes ”Les Bleus” dhe Argjentinës. Media franceze tha se edhe gjyqtarja Stephanie Frappart, gruaja e parë që do të drejtoi një ndeshje të Kupës së Botës, dhe kampioni olimpik i xhudos, Teddy Riner, do të ishin në udhëtimin e përbashkët me Macron. Ministrja franceze e Sportit Amélie Oudea-Castera kishte thënë më herët gjatë javës se Macron kishte ftuar të gjithë lojtarët e Francës të dëmtuar që t’i bashkoheshin atij në udhëtimin në finale. Nkunku i ”RB Leipzig” tha se e kishte pranuar ftesën, por sulmuesi i Realit të Madridit dhe fituesi i Topit të Artë, Karim Benzema thuhet se e kishte refuzuar atë. Lucas Hernandez i ”Bayern Munich” thuhet se gjithashtu nuk udhëtoi pasi pësoi një dëmtim të rëndë në gju në ndeshjen e parë të Kupës së Botës, ndërsa Paul Pogba i ”Juventusit” dhe N’Golo Kante i ”Chelseat” mbërritën në Katar para të dielës. Pogba gjithashtu u ka dërguar bashkëlojtarëve të tij një video mesazh inkurajimi. ”Ju uroj më të mirat. Suksese!”, shkruan Pogba.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments