Saturday, October 26, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREPolonia blen sistemin e trajnimit detar nga “Saab”

Polonia blen sistemin e trajnimit detar nga “Saab”

Polonia ka nënshkruar një marrëveshje me kompaninë suedeze te hapësirës ajrore dhe mbrojtjes, “Saab” për blerjen e një sistemi, për të trajnuar ekuipazhet detare në luftën kundër nëndetëseve, pasi Varshava ka rritur shpenzimet e saj të mbrojtjes mes të pushtimit rus të Ukrainës. Sipas marrëveshjes, “Saab Dynamics AB” do t’i dorëzojë Polonisë sistemin e trajnimit AUV 62-AT, në 2024. Sistemi, i projektuar për trajnimin e avancuar të luftës anti-nëndetëse (ASW) të ekuipazheve të anijeve dhe aviacionit detar, është një alternativë efektive. Sistemi përdor një mjet nënujor pa pilot që shërben si objektiv duke imituar profilin akustik të një nëndetëse. “AUV 62-AT” operohet nga marina të tjera të NATO-s, dhe aktualisht është zgjidhja më e avancuar e trajnimit e ofruar në treg”, tha Ministria e Mbrojtjes, në Poloni. “Marrëveshja arrin një vlerë prej rreth 6.4 milionë eurosh”, sipas ministrisë. Në nëntor, Polonia nënshkroi një kontratë me vlerë 620 milionë euro me “Saab” për blerjen e dy anijeve të inteligjencës sinjalizuese për marinën polake.https://ata.gov.al/2022/12/18/varshave-polonia-blen-sistemin-e-trajnimit-detar-nga-saab/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments