Friday, October 25, 2024
HomeSOCIALEARSIM1320 mjekë dhe 5 mijë infemierë të rinj në sistem

1320 mjekë dhe 5 mijë infemierë të rinj në sistem

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se sistemit shëndetësor i janë shtuar 5 mijë infermierë dhe 1320 mjekë. Gjatë pritjes së zhvilluar këtë mbrëmje me mjekë e infermierë për tu shprehu mirënjohjen për punën e bërë sidomos gjatë pandemisë së COVID-19, Rama tha se Universiteti i Mjekësisë po nxjerr kuadro që po vlerësohen edhe në Gjermani. “Më vjen mirë që sot të sjell faktin se pavarësisht vështirësive të kësaj kohe, një prirje që është edhe mes bluzave tona të bardha, si në shumë vende të jugut të Evropës për tu larguar, kemi pasur mundësinë të punësojmë rreth 5 mijë infermierë, tërësisht në kushte të tjera të garantimit të konkurrencës e meritës”, u shpreh Rama. Kreu i qeverisë informoi se janë mbi 900 infermierë të punësuar këtë vit në sistem si dhe janë punësuar 1320 mjekë në këtë periudhë dhe 335 vetëm gjatë këtij viti. Nga ana tjetër ai informoi se 100 mjekë specialistë janë atashuar në spitalet rajonale. Rama tha se falë kapaciteteve akademike që ka vendi Universiteti i Mjekësisë pati mundësinë për të hapur më shumë kuota për mjekë dhe infermier, bazuar kjo edhe nevojën e madhe. “Universiteti i Mjekësisë është realisht një burim krenarie dhe një burim kurajoje dhe optimizmi për të ardhmen, jo vetëm për faktin që përballon një fluks të madh kërkesash, por edhe për faktin se cilësinë e mësimdhënies e aprovon, certifikon e akrediton edhe përmes një mënyre tjetër, atë të kuadrove që priten krahë hapur në tregun evropian, kryesisht në Gjermani, pikërisht sepse zotërojnë dije e aftësi që i bëjnë të kërkuar”, tha ai. Kryeministri ndau dhe detaje nga biseda me një përfaqësues të lartë të shtetit gjerman, sa i takon performancës së mirë të bluzave të bardha në Gjermani. “Shteti shqiptar shpenzon jo pak për formimin e mjekëve dhe infermierëve të rinj dhe më pas Gjermania i merr gati. Në këtë pikë nuk ka shumë për të bërë, por po përpiqemi të gjejmë një mënyrë të kompensohemi për këtë kontribut që i japim shëndetësisë gjermane, Gjëja interesante në këtë bisedë ishte që mjekët që vijnë nga Shqipëria janë një shembull shumë habitës për faktin se kanë dije dhe aftësi të spikatura dhe mes mjekëve të tjerë të huaj që vijnë nga vende jashtë BE-së, në Gjermani. Kjo na bën të mendojmë se mbase nuk e njohim shumë mirë Shqipërinë dhe aftësinë e saj, përderisa ka një Universitet Mjekësie që sjellë kuadro të tillë. Është një vlerësim për kapacitetin akademik të kësaj trupe”, u shpreh Kryeministri.https://ata.gov.al/2022/12/17/rama-1320-mjeke-dhe-5-mije-infemiere-te-rinj-ne-sistem/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments