Friday, October 25, 2024
HomeSHKENCA DHE JETAWorkshop-i vjetor i njësisë kërkimore shkencore NanoALB 

Workshop-i vjetor i njësisë kërkimore shkencore NanoALB 

Në mjediset e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë u zhvillua workshop-i vjetor i njësisë kërkimore shkencore NanoALB me praninë e të ftuarve prof. Nunzio Denora nga Universiteti “Aldo Moro”, Bari, Itali, dhe prof. Robert S. Marks, Universiteti Ben-Gurion i Negevit, Izrael, që përfaqësojnë dy grupe të reja të lidhura me NanoAlb. I ftuari special ishte shefi i kuzhinës Bleri Dervishi, i cili tregoi historinë e tij të suksesit në kuzhinën shqiptare. Veprimtaria u përshëndet nga kryetari i Akademisë së Shkencave akad. Skënder Gjinushi, i cili pasi shprehu kënaqësinë për pjesëmarrjen në këtë veprimtari, përgëzoi të gjithë anëtarët e NanoAlb e veçanërisht drejtuesin e saj akad. Arben Merkoçi për punën e bërë. Seanca u pasua me prezantimin e rezultateve të projekteve NanoAlb Ignite nga grupet e tij kërkimore nga universitetet e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Dita e dytë e kësaj veprimtarie do të fokusohet në bashkëpunimin NanoAlb-Industri.https://ata.gov.al/2022/12/15/workshop-i-vjetor-i-njesise-kerkimore-shkencore-nanoalb-ne-ash/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments