Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEEKONOMINiveli në liqenin e Fierzës ka arritur 290 metra

Niveli në liqenin e Fierzës ka arritur 290 metra

Reshjet e dendura të shiut që përfshinë vendin tonë kanë përmirësuar situatën hidrike në basenin e Fierzës, duke bërë të mundur jo vetëm plotësimin e nevojave për energji në vend, por edhe shitjen e saj apo depozitimin. Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë informoi se niveli në liqenin e Fierzës ka arritur 290 metra, nga 267 që ishte në fillim të muajit nëntor. Nisur nga përmirësimi i situatës hidrike, qeveria vendosi të mos aplikojë edhe për dhjetorin fashën 800 kWh, mbi të cilën konsumatorët familjarë do të faturoheshin me 42 lekë për çdo kWh të konsumuar. Ndërkohë edhe Enti Rregullator i Energjisë ka shfuqizuar këtë javë vendimin për aplikimin e fashës 800 kWh për abonentët familjarë. Autoritetet informuan se deri në fund të nëntorit është akumuluar një rezervë prej 340 gigavat-orë energji elektrike, duke e çuar nivelin e rezervës në 919 gigavat-orë, nga 579 gigavat-orë që ishte në fillim të nëntorit. Nga ana tjetër konsumi ditor llogaritet 17 800 megavat-orë.https://ata.gov.al/2022/12/17/balluku-niveli-ne-liqenin-e-fierzes-ka-arritur-290-metra/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments