Friday, November 22, 2024
HomeSOCIALESHENDETESIAKU gjobit 20 subjekte për tregtim të ushqimit të pasigurtë

AKU gjobit 20 subjekte për tregtim të ushqimit të pasigurtë

Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë ushtruar 33 inspektime dhe monitorime në Tiranë, në subjekte që ushtrojnë aktivitetin e tregtimit me pakicë të vezëve, të mishit të pulës, të mishit, në supermarkete dhe pastiçeri. Gjatë ushtrimit të kontrolleve në 20 subjekte janë konstatuar tregtim i ushqimit të pasigurtë, në mungesë gjurmueshmërie, etiketimi, kontraetiketës në gjuhën shqipe të produkteve ushqimore të importit, mungesë të kushteve higjieno-sanitare, si dhe vezë të vendosura nëpër kuti pa logon dhe vulat përkatëse. Për shkeljet e konstatuara trupat inspektuese të AKU-së vendosën 27 masa administrative me gjobë në vlerën e 2’450’000 lekë, 1 ndërprerje aktiviteti, si dhe u krye bllokimi i sasisë prej 60.772 kokrra vezë, 30 kg mish në mungesë të vulave dhe certifikatave veterinare dhe 149 kg produkte të ndryshme ushqimore për mungesë etiketimi. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të qëndrojë pandërprerë në terren, edhe përgjatë festave të fundvitit, në garantim të sigurisë ushqimore për konsumatorët.https://ata.gov.al/2022/12/17/aku-gjobit-20-subjekte-per-tregtim-te-ushqimit-te-pasigurte/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments