Oganizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka mbajtur disa takime me degët e saj, ku me këtë rast, ka thirrur një konferencë të jashtëzakonshme për media. Ushtrues i Detyrës së kryetarit të OVL të UÇK-së, Faton Klinaku, deklaroi se nëse kërkesa e Serbisë realizohet, për sjelljen e 1 mijë pjesëtarëve të saj ushtarak në Kosovë, ata janë të gatshëm t’i dalin në mbrojtje vendit. Ai uroi që diçka e tillë të mos ndodhë. “Nëse dikush mendon që ta realizojë kërkesën e Serbisë për futjen e 1 mijë trupave në Kosovë, ne i themi atyre që t’i lejojnë të futen, sepse u kemi dalë përballë 50 mijë trupave, e 100 mijë trupave gjatë luftës në Kosovë, e natyrisht do t’i dalim përsëri përpara dhe do të ballafaqohen edhe ushtarakisht me ne si luftëtarë të UÇK-së”, tha Klinaku. “Por ne presim që mos ndodhë kjo situatë”. Klinaku u shpreh se duhet ta di faktori ndërkombëtar dhe faktori vendor, që në momentin e hyrjes së trupave serbe në Kosovë, ashtu siç është bashkëpunuar me Policinë e Kosovës dhe me organet e rendit, OVL e UÇK-së do të jetë vazhdimisht në bashkëpunim me ta dhe FSK-në. “Policia është e popullit të Kosovës, dhe në momentin që rrezikohet vendi, ne do t’i dalim në krah policisë”.https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=626177
Veteranët në krah të forcave të sigurisë, nëse kthehen 1 mijë ushtarë serbë
RELATED ARTICLES