Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEKOSOVAKV `dritë të gjelbër` për Byronë Shtetërore

KV `dritë të gjelbër` për Byronë Shtetërore

Komisioni i Venecias jep dritë të gjelbër për Byronë Shtetërore V.Thaçi / RTKlive Albulena Haxhiu, Ministrja e Drejtësisë, ka njoftuar se Komisioni i Venecias ka miratuar të shtunën ndryshimet në Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Haxhiu përmes një video-adresimi në profilin e saj n֝ë rrjetin social Facebook nga Venecia, ka thënë se raportuesit për Kosovën theksuan në Komision se Projektligji i ri paraqet një sistem të zbatueshëm të konfiskimit civil në Kosovë. “Në seancën e 133-të të Komisionit të Venecias të mbajtur sot në Venecia,të mbajtur sot prezantova ndryshimet në Projektligjin për Byron Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikuar hartuar nga Grupi Punues i Komisionit për Legjislacion, në linjë me rekomandimet e Komisionin e Venecias”, tha Haxhiu. Ajo shtoi se pas prezantimit dhe diskutimit, Komisioni i Venecias ka votuar pro ndryshimeve të tilla duke konstatuar adresimin e rekomandimeve dhe problemeve të identifikuara në opinionin e muajit qershor të këtij viti. Sipas saj Raportuesit për Kosovën theksuan se tashmë Projektligji i ri paraqet një sistem të zbatueshëm, të konfiskimit civil në Republikën e Kosovës, ku sipas tyre bashkëpunimi me autoritetet e ishte një shembull i mrekullueshëm i cili duhet të shërbejë edhe për rastet tjera. Në fund Haxhiu falënderoi të gjithë anëtaret e grupit punues, përfaqësuesit e institucioneve, ekspertet dhe shoqërinë civile për kontributin që kanë dhëna në finalizimin e nismës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments