Saturday, November 23, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURE“Parku i Aventurave”

“Parku i Aventurave”

“Parku i Aventurave” në Shishtavec të Kukësit, një investim që do të krijojë mundësi në rritjen e potencialit ekonomik të zonës, është gati të presë vizitorët. Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamjet nga ndërtimi i këtij parku, i konsideruar si një mundësi të artë për zhvillimin e turizmit në këtë kënd të Shqipërisë. Rama tha se “”Parku i Aventurave” në Shishtavec është gati për të pritur mysafirët e parë”. “Parku i Aventurave” është një projekt i fituar nga bashkia Kukës në kuadër të Skemës së Granteve të Zhvillimit Rajonal dhe Kohezionit të Programit (PZHRSH). Nga ky investim do të promovohet zona nëpërmjet krijimit të hapësirave për zhvillimin e turizmit të aventurës dhe sporteve. Vetëm 30 kilometra larg Kukësit, Shishtaveci është pjesë e Parkut Korab-Koritnik me peizazhet e veçanta dhe monumentet e natyrës që nga Pyjet me Mështekna, Guri i Mëngjesit, Liqeni Novosejit, Mali i Kallabakut apo Bjeshkët e Shishtavecit.https://ata.gov.al/2022/12/17/parku-i-aventurave-ne-shishtavec-gati-per-te-pritur-mysafiret-e-pare/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments