Friday, October 25, 2024
HomeSOCIALEForca ushtarake në ndihmë të banorëve në qarkun e Shkodrës

Forca ushtarake në ndihmë të banorëve në qarkun e Shkodrës

Situata e krijuar nga reshjet e fundit, veçanërisht në veri të vendit është në monitorim të pandërprerë. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ndau sot pamje nga ndihma që po u jepet banorëve të këtyre zonave. Peleshi theksoi se, 7 mjete të kalueshmërisë së lartë, 3 mjete lundruese dhe 32 forca ushtarake janë angazhuar në ndihmë të banorëve në qarkun e Shkodrës. Gjithashtu Peleshi shtoi se është dhënë mbështetje edhe me ushqime e veshmbathje për banorët e Malësisë së Madhe e njësisë Ana e Malit. “Të gatshëm të përgjigjemi për çdo nevojë të popullsisë”, u shpreh Peleshi në një psotim në rrjetet sociale.https://ata.gov.al/2022/12/17/reshjet-e-dendura-peleshi-forca-ushtarake-ne-ndihme-te-banoreve-ne-qarkun-e-shkodres/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments