Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEEKONOMI5 mijë blegtorë, përfitues nga Skema Kombëtare e Mbështetjes

5 mijë blegtorë, përfitues nga Skema Kombëtare e Mbështetjes

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca deklaroi sot se qeveria ka rritur Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi në Aktin Normativ për këtë vit edhe me 200 milionë lekë shtesë. Në një video-mesazh publikuar në rrjetet sociale, Krifca shprehet se me këtë fond mbështesim edhe 1 mijë blegtorë të tjerë duke e çuar numrin e përfituesve vetëm në blegtori në 5 700 blegtorë anembanë vendit për rreth 800 mijë krerë të imta dhe rreth 50 mijë krerë gjedh të mbështetur. Ministrja shprehet se më këtë mbështetje financiare ulim kostot e tyre të prodhimit për tregjet duke siguruar prodhim vendi për qytetarët tanë për produktet e qumështit apo të mishit. “Shkojmë në nivelin historik më të lartë të mbështetjes të ofruar ndonjë herë në mbështetje të drejtëpërdrejtë me 5.1 miliardë lekë pa përfshirë këtu investimet IPARD të kryera gjatë këtij viti dhe që vazhdojnë të kryhen duke prekur drejtëpërdrejtë rreth 47 mijë fermerë”, thekson ministrja. Gjithashtu, Krifca shton se “po ecim me shpejtësi që t’i paguajmë të gjithë fermerët, blegtorët dhe peshkatarët përfitues të masave të mbështetjes brenda dhjetorit”.https://ata.gov.al/2022/12/16/krifca-mbi-5-mije-blegtore-perfitues-nga-skema-kombetare-e-mbeshtetjes-ne-bujqesi/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments