Trupi gjykues në Dhomat e Specializuara në Hagë, me në krye gjyqtaren Mappie Veldt Foglia ka vendosur aktgjykim fajësues ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa duke e dënuar atë me 26 vjet burgim, duke llogaritur kohën e kaluar në paraburgim. Prokuroria pretendon se Mustafa ka kryer krime lufte dhe akuzat që rëndojnë mbi të janë: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë, vrasje e paligjshme. “Dënim me 10 vjet burgim për krimi ne luftës së ndalimit arbitrar pika 1, dënim me 22 vjet burgim për krimin e luftës së torturës pika 3, dhe dënim me 25 vjet burgim për krimin e luftës së vrasjes së paligjshme pika 4. Trupi gjykues ju dënon me vendi të njësuar më 26 vjet burgim në të cilën llogaritet koha e kaluar në paraburgim”, është shprehur kryetarja e turpit gjykues. “Ky aktgjykim shqiptohet publikisht në emër të popullit të Kosovës dhe në praninë e zotit Mustafa”, ka thënë kryetarja e turpit gjykues. “Trupi gjykues konstatoi se prokurori i specializuar ka vërtetuar jashtë dyshimit të arsyeshëm se u krye krimi i luftës i ndalimit arbitrar i pikës 1 kundër të paktën gjashtë personave në kompleksin e ndalimit në Zllash, afërisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999. Duke marrë parasysh keqtrajtimin që vuajtën viktimat në tërësi , turpi gjykues konstatoi se Prokurori i Specializuar ka vërtetuar jashtë dyshimti të bazuar se krimi i luftës i torturës në pikën 3 u krye ndaj së paku 6 personave në kompleksin e ndalimit në Zllash afërisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999. Trupi gjykues gjykoi se akuza e trajtimit mizor mbulohej tërësisht nga akuza e torturës dhe rrjedhimisht vendosi të mos e shqyrtonte më tej, kjo u bë për hire të drejtësisë për zotin Mustafa”, u shpreh kryetarja e turpit gjykues. Ky është aktgjykimi i parë i Speciales për pretendimet për krime lufte.https://ata.gov.al/2022/12/16/gjykata-speciale-denon-ish-komandantin-e-uck-se-me-26-vjet-burg/
Gjykata Speciale dënon ish-komandantin e UÇK
RELATED ARTICLES