Në tregun e këmbimit valutor vendas, të enjten euroja shënoi një tjetër rënie në këmbim me lekun, duke zbritur në nivelin 114.53 lekëve, ose 0.29 lekë më pak se një ditë më parë. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, që nga fillimi i muajit dhjetor, euroja ka pësuar një rënie me 1.7% në kursin e këmbimit me lekun, ndërsa prej fillimit të vitit rënia ka arritur në pothuajse 5%. Ekspertët shprehen se rënia e kursit të monedhës europiane i detyrohet ofertës së lartë të saj në tregun e brendshëm. Në muajin dhjetor, kjo ofertë rritet më tej për shkak të zhvillimeve sezonale të lidhura me turizmin dhe kthimin e emigrantëve. Forcimi i lekut po ndihmon edhe huamarrësit me kredi në monedhën europiane, por me të ardhura në monedhën vendase, për të zbutur pjesërisht efektet e rritjes së normave të huave me interes të ndryshueshëm. Ata që humbasin nga mbiçmimi i lekut kundrejt euros janë eksportuesit e mallrave dhe të shërbimeve.https://ata.gov.al/2022/12/15/euroja-humb-1-7-ne-kembim-me-lekun-2-javet-e-fundit/
Euroja humb 1.7% me lekun 2 javët e fundit
RELATED ARTICLES