Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEEKONOMISejko: Ekonomia ritme pozitive të rritjes

Sejko: Ekonomia ritme pozitive të rritjes

Guverantori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko mori pjesë në takimin e organizuar nga Shoqata Shqiptare e Bankave, me rastin e festave të fundvitit. Sejko tha se, ashtu si çdo vit, e pret me shumë kënaqësi këtë moment takimi me industrinë bankare, ku së bashku bëjmë bilancin e arritjeve dhe përpjekjeve tona gjatë vitit që kaloi, ndajmë eksperiencat më të mira, si dhe rivendosim prioritetet për vitin që na pret. Guvernatori gjatë fjalës së tij, u ndal fillimisht në situatën e përgjithshme ekonomike të vendit. “Ecuria e ekonomisë shqiptare, gjatë vitit 2022, u shënua nga rritja e shpejtë e çmimeve dhe e inflacionit në tregjet botërore, pas agresionit ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës. Kjo goditje oferte solli një sfidë tjetër madhore për ekonominë shqiptare, duke diktuar nevojën e rishikimit të politikave ekonomike publike dhe të planeve të biznesit të sektorit privat dhe të industrisë bankare”, tha ai. “Më lejoni të theksoj se kjo goditje e radhës e gjeti ekonominë shqiptare në pozita të shëndosha ekonomike, në vijim të rikuperimit të shpejtë të pasojave të pandemisë gjatë vitit 2021, – u shpreh Sejko, teksa vuri në dukje se, – ajo situatë e gjeti stabilitetin monetar e financiar të vendit të konsoliduar.” “Ky stabilitet pasqyrohet në bilancet e shëndosha financiare të vendit, në konsolidimin e besimit ndaj sektorit bankar, si dhe në reduktimin e primeve të rrezikut. Gjithashtu, ai ankorohet në eksperiencën pozitive që, ne si institucione publike dhe ju si sektor financiar, kemi akumuluar në përballimin e goditjeve të tilla”, theksoi Guvernatori. Sejko tha se normalizimi i qëndrimit të politikës monetare që BSH ka ndërmarrë, ka krijuar premisa për kontrollin e inflacionit dhe ruajtjen e stabilitetit ekonomik dhe financiar të vendit. Ai përshëndeti rolin pozitiv që industria bankare ka pasur gjatë vitit 2022, duke ruajtur një përqasje pozitive ndaj kreditimit të sektorit privat dhe duke marrë masat e nevojshme për administrimin e rreziqeve të shtuara në bilancet e bankave. Guvernatori shprehu bindjen se këto masa, si dhe të tjera që do të mund të na duhet të marrim në këtë frymë, do t’i hapin rrugë kthimit të shpejtë të situatës në normalitet. Ndonëse rreziqet mbeten të pranishme, projeksionet e BSH sugjerojnë se inflacioni do të kthehet në objektiv gjatë gjysmës së parë të vitit 2024 dhe se ekonomia shqiptare do të vijojë të ruajë ritme pozitive të rritjes ekonomike gjatë kësaj periudhe.https://ata.gov.al/2022/12/15/guvernatori-sejko-ekonomia-do-te-vijoje-te-ruaje-ritme-pozitive-te-rritjes/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments