Saturday, October 26, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTSPORTKATAR 2022 – Franca në finale

KATAR 2022 – Franca në finale

Franca u bë sot skuadra e dytë finaliste, pasi mundi Marokun me rezultatin 2-0, sipas pamjeve televizive. Në ndeshje ishte i pranishëm edhe presidenti francez, Emmanuel Macron. Rezultati i pjesës së parë të ndeshjes ndryshoi shumë shpejt, kur Theo Hernandez shënoi në minutën e pestë pas një aksioni të gjatë të francezëve. Në këtë pjesë loje, të dy ekipet goditën shtyllat, fillimisht francezët dhe më pas marokenët. Në pjesën e dytë, Franca shënoi sërish me anë të Kolo Muani (79′). Franca do të luajë ndeshjen finale të dielën, më 18 dhjetor, në orën 16:00 kundër Argjentinës, ndërkohë që ndeshja për vendin e trete do të zhvillohet të shtunën, më 17 dhjetor, në të njëjtën orë, mes Kroacisë dhe Marokut.https://ata.gov.al/2022/12/14/katar-2022-franca-ne-finale-pas-fitores-kunder-marokut-i-pranishem-macron/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments