Një organ i Kombeve të Bashkuara ka vendosur të përjashtojë Iranin nga Komisioni i OKB-së për Statusin e Grave (CSW), i cili ka për detyrë të forcojë pozitën e grave dhe vajzave në shoqëri, për shkak të shtypjes brutale të regjimit iranian ndaj protestuesve antiqeveritar. Këshilli Ekonomik dhe Social i OKB-së, në Nju Jork votoi me 29 vota, nga 54 shtetet e tij anëtare ,në favor të një rezolute të paraqitur nga SHBA-ja. Rusia dhe Kina votuan kundër rezolutës. Komisioni, me 45 anëtarë të zgjedhur prej disa vitesh, supozohet të forcojë barazinë gjinore dhe rolin e gruas. Këshilli Ekonomik dhe Social të mërkurën shprehu gjithashtu shqetësim të thellë për veprimet e Iranit, që nga shtatori 2022 për të minuar dhe shtypur vazhdimisht të drejtat e njeriut të grave dhe vajzave, duke përfshirë të drejtën për lirinë e shprehjes dhe mendimit, shpesh duke përdorur forcën.https://ata.gov.al/2022/12/15/nju-jork-irani-perjashtohet-nga-komisioni-i-okb-se-per-te-drejtat-e-grave/
OKB-Irani përjashtohet nga komisioni për të drejtat e grave
RELATED ARTICLES