Sunday, October 27, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa Moti-E Enjte 15 Dhjetor 2022

Rajoni,Europa Moti-E Enjte 15 Dhjetor 2022

Territori i Kosovës do të përfshihet nga temperaturat e larta, duke bërë që në vend mos ketë më vlera negative. Kosova do të jetë gjithashtu në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të vranësirave në pjesën më të madhe të vendit, POR në zonat perëndimore priten reshje të pakta shiu.Masat ajrore të qëndrueshme dhe të ngrohta do të përfshijnë të gjithë territorin e MV, duke sjellë gjatë paradites alternime kthjellimesh dhe kalime të pakta vranësirash. Në pjesën e dytë të ditës vranësirat do të bëhen më të shpeshta POR nuk do të gjenerojnë reshje.Vendet Nordike dhe pjesa më e madhe e Europës Qëndrore do të jenë në mbizotërimin e masave ajrore të qëndrueshme. Ndërsa Europa Lindore do të vijoj me vranësira të shumta dhe reshje dëbore. Gjithashtu me vranësira të shpeshta dhe reshje shiu MBETET pjesa më e madhe e Jugut të kontinentit e Europian.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments