Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIEkonomia , të ardhurat 522 miliardë lekë

Ekonomia , të ardhurat 522 miliardë lekë

Ekonomia vijon ritmin pozitiv. Ministrja e Finanacave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj, publikoi sot treguesit fiskalë për periudhën janar-nëntor 2022 sipas të cilëve, të ardhurat totale për 11-mujorin e vitit 2022 u realizuan në masën 522 miliardë lekë, ose 101 % të planit të 11-mujorit. Krahasuar me një vit më parë të ardhurat janë rritur me 64 miliardë lekë, ose 14% më shumë. Performanca paraprake e treguesve fiskalë të konsoliduar për periudhën 11-mujore (janar – nëntor 2022) reflekton ecurinë e mbledhjes së të ardhurave dhe realizimit të shpenzimeve. Shpenzimet e përgjithshme publike, për periudhën 11-mujore të vitit 2022, arritën në rreth 512.9 miliardë lekë, me një realizim në masën 87.4 % të planit të periudhës ndërkohë që krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021 ky zë ka rezultuar rreth 4.4 % më i lartë, ose rreth 21.5 miliardë lekë më shumë. Ndërsa shpenzimet korente dhe ato kapitale për periudhën 11-mujore, kanë shënuar një realizim respektivisht në masën 94.3 % dhe 65.3 % të planit të periudhës. Ndërkohë, në terma vjetorë ato janë realizuar përkatësisht në 84.1 % dhe 52.1 % të planit vjetor.https://ata.gov.al/2022/12/14/ibrahimaj-ekonomia-vijon-ritmin-pozitiv-te-ardhurat-522-miliarde-leke/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments