Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale informoi për situatën e COVID-19 në 24 orët e fundit kur janë kryer 612 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 24 qytetarë. Rastet e reja rezultuan në këto bashki: 14 në Tiranë, 3 në Berat, 2 në Fier, nga 1 qytetar në Lezhë, Kurbin, Durrës, Vlorë, Sarandë. Janë 200 qytetarë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID 3 po merr trajtim 1 pacient. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov-2. Janë shëruar 13 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,683 që nga fillimi i epidemisë.https://ata.gov.al/2022/12/14/covid-19-mshms-24-qytetare-te-infektuar-ne-24-oret-e-fundit/