Kryetari i grupit parlamentar të miqësisë Shqipëri-Francë, Eduard Shalsi dhe zëvendëskryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj ndodhen në Paris në një vizitë zyrtare në Senat. Delegacioni nga Kuvendi i Shqipërisë u prit nga Kryetari i Komisionit për Financat, Komisionit të Jashtëm si dhe zëvendësdrejtori për Evropën në Ministrinë e Jashtme. Në fokus të këtyre takimeve ishte axhenda e Shqipërisë në Bashkimin Evropian si dhe veçanërisht mbajtja e Samitit për Ballkanin Perëndimor në Tiranë javën e kaluar duke treguar edhe një herë se është një shenjë e shkëlqyer për integrimin e rajonit. Parlamentarët falënderuan Francën për mbështetjen e Shqipërisë në rrugën evropiane si dhe nënvizuan se propozimi i Presidentit Macron për të dakordësuar midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut solli dritën jeshile për hapjen e negociatave dhe për vendin tonë. Gjatë takimit gjithashtu u cek çështja e anëtarësimit të Kosovës në KE si dhe u bë një prezantim mbi hapat konkrete që Shqipëria ka ndërmarrë në këtë drejtim. Bashkëbiseduesit nënvizuan nivelin e lartë të marrëdhënieve politike dhe shprehën vullnetin për thellimin e tyre dhe në nivelin ekonomik dhe social.https://ata.gov.al/2022/12/14/franca-mbeshtetje-shqiperise-ne-rrugen-evropiane/
Per informacionet me te fundit klikoni:
Subscribe kanalin tone ne: youtube@Mhttps://https://www.youtube.com/channel/UCWwrJDjETE4qQxY8t6DPb5g
Web@https://meteoalb.com/
Facebook@https://www.facebook.com/meteoalb/
Facebook@https://www.facebook.com/meteoalb.moti/
Instagram@https://www.instagram.com/moti.meteoalb/
APPI@https://play.google.com/store/apps/details?id=com.meteoalb.app
APPI@https://apps.apple.com/us/app/meteoalb/id1633817605