Me rastin e 67-vjetorit të pranimit në OKB, Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka vlerësuar kontributin dhe prestigjin ndërkombëtar të Shqipërisë. “Më 14 dhjetor 1955 Shqipëria u pranua anëtare e OKB-së. Sot, pas 67 vjetësh, Shqipëria kontribuon në Kombet e Bashkuara, organizatën më të madhe botërore, si anëtare jo e përhershme e Këshillit të saj të Sigurimit, bashkëpenëmbajtëse në çështjen e mbështetjes së Ukrainës dhe paqes e sigurisë në botë”, u shpreh Nikolla. “Me përvojën e suksesshme të Presidencës së OSBE-së, një tjetër organizate e madhe për mbrojtjen e sigurisë e paqes, gjatë vitit 2020. Si një anëtare e denjë e NATO-s dhe partnere e ngushtë e vendeve të saj anëtare, në kontributet për paqen, kundër luftërave pushtuese. Si një vend i vendosur drejt të ardhmes evropiane, në fazën e negociatave me BE-në dhe lider i integrimeve rajonale”, theksoi Nikolla. “Me prestigj të lartë e të merituar ndërkombëtar, që qëndron në avangardë të luftës kundër terroristëve, dhunës, terrorizmit kibernetik dhe ekstremizmave të dhunshëm”, tha Nikolla.https://ata.gov.al/2022/12/14/67-vjetori-i-pranimit-te-shqiperise-ne-okb-nikolla-anetare-e-denje-e-nato-s/