Friday, October 25, 2024
HomeSOCIALEKOSOVAEscobar mbështet planin Franko-Gjerman

Escobar mbështet planin Franko-Gjerman

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, foli për mediet pas takimit me Kryeministrin Albin Kurti. Ai bëri të ditur se në takim e ka bërë të qartë pozicionin për asociacionin e komunave me shumicë serbe, ndërkohë që temë diskutimi ka qenë edhe propozimi franko-gjerman. “Ne do të fillojmë të flasim për zbatimin e asociacionit të komunave serbe. Këtë gjë e kam bërë shumë të qartë, kështu që shpresoj se do ta kalojmë këtë krizë në një të ardhme shumë të afërt. Jam shumë i inkurajuar që përfaqësuesi special i BE-së është këtu dhe gjithashtu shpreha mbështetjen time për përpjekjet e tij për të kaluar në propozimin gjermano-francez”, ka thënë ai. Ndërsa përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak se sonte do të ketë takime edhe me kreun e KFOR-it dhe atë të EULEX-it. Ai tha se tensionet e krijuara në veri si pasojë e barrikadave të vendosura nga serbët lokalë nuk i ndihmojnë askujt. “Kam pasur një bisedë të gjatë me kryeministrin Kurti. Ne diskutuam një sërë çështjesh, ju e kuptoni që nuk do të zbuloj detaje sepse ky takim është në mes të misionit tim dhe do të vazhdoj nesër në Beograd. Unë do të takoj edhe komandantin e KFOR-it dhe shefin e EULEX-it sonte. Ne do të marrim një vlerësim të situatës në terren dhe do të përpiqemi të gjejmë zgjidhjet e mundshme sepse kjo gjë që ka ndodhur nuk është e mirë. Tensionet nuk i ndihmojnë askujt dhe nuk mendoj se jam i kënaqur me situatën, kemi ardhur në këtë moment dhe nuk dua t’ia drejtoj gishtin dikujt tani, por dua të them se jemi të përkushtuar të bëjmë më të mirën për të gjetur një zgjidhje për këtë situatë”, ka thënë Lajçak. Lajçak po ashtu bëri ditur se pas vizitës në Kosovë, nesër do të udhëtojë në Beograd ku do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. “Epo, u bë pikërisht një javë që isha këtu për herë të fundit dhe ju thashë sa i lumtur isha që më në fund nuk kemi për tu marrë me kriza dhe afate, që tani mund të fokusohemi në agjendën pozitive për normalizim dhe ja, jam kthyer një javë më vonë dhe prapë kemi të bëjmë me një krizë, kemi barrikada dhe kemi shumë tensione në veri të Kosovës. Dhe për këtë arsye më kërkoi përfaqësuesi i lartë Borrell që të vija. Kjo javë është një javë e rëndësishme. Dje patëm një takim të rëndësishëm të ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian dhe të enjten dhe premten do të mblidhet Këshilli Evropian dhe do të takohen krerët e shteteve të qeverive. Dje ka pasur shumë interes rreth asaj se cila është situata dhe cila mund të jetë zgjidhja, dhe për këtë arsye. Unë jam këtu, dhe do të jem nesër në Beograd për të marrë informacione nga terreni dhe gjithashtu për të provuar të identifikoj mënyrat për të deeskaluar situatën dhe si të kthehemi në gjendjen normale në mënyrë që të vazhdojmë me propozimin”, ka thënë Lajçak.https://ata.gov.al/2022/12/13/escobar-thote-se-mbeshtet-planin-franko-gjerman-kerkon-bisedime-per-asociacionin/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments