Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIFitimi i sektorit bankar arriti në 14.25 miliardë lekë

Fitimi i sektorit bankar arriti në 14.25 miliardë lekë

Fitimi i sektorit bankar në fund të 10-mujorit arriti në 14.25 miliardë lekë, në rritje me 1.46 miliardë lekë krahasuar me fundin e 9-mujorit 2022, bëri të ditur Banka e Shqipërisë. Sipas të dhënave nga BSH, kthimi nga kapitali, mesatarizuar me bazë vjetore, në fund të tetorit arriti në 9.35%. Ndërkohë, kthimi nga aktivet për 10-mujorin rezultoi 1.04%. Ky rezultat bazohet në standardet lokale të raportimit, që aplikohen nga Banka e Shqipërisë për qëllime të mbikëqyrjes bankare. Banka Qendrore vëren se, pavarësisht inflacionit të lartë, raporti i kredive me probleme po vijon rënien dhe në tetor zbriti në 5%, duke prekur nivelin më të ulët të 14 viteve të fundit. Deri tani, cilësia e portofolit të kredisë nuk ka pasur një ndikim shumë të madh në rezultatin financiar, por megjithatë, në tremujorin e tretë statistikat e bankës qendrore treguan një rritje të provigjioneve për humbjet nga kreditë, duke reflektuar një qasje më të kujdesshme ndaj bankave përballë efekteve të pritshme të situatës makroekonomike.https://ata.gov.al/2022/12/13/fitimi-i-sektorit-bankar-arriti-ne-14-25-miliarde-leke/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments