Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARERekomandohet statusi i vendit kandidat për Bosnje-Hercegovinën

Rekomandohet statusi i vendit kandidat për Bosnje-Hercegovinën

Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të Bashkimit Evropian (BE) ka miratuar rekomandimin për statusin e vendit kandidat për Bosnje- Hercegovinën. Ministrat përgjegjës për Çështjet Evropiane, në takimin që po zhvillohet, miratuan konkluzione ku thuhet “që rekomandohet që Bosnje-Hercegovinës t’i jepet statusi i vendit kandidat me konfirmimin e Këshillit Evropian”. Kryeministrat e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian duhet ta konfirmojnë këtë vendim në një takim të planifikuar për të enjten, 15 dhjetor 2022. Bosnje-Hercegovina aplikoi për anëtarësim në Bashkimin Evropian në vitin 2016. ATA

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments