Në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, sot e përgjatë javës do të shqyrtohet projektligji i ri për vreshtarinë dhe verën. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca u shpreh në një postim në rrjetet sociale se, “kjo nismë që ka për qëllim vendosjen e rregullave për kultivimin e vreshtave që përdoren për prodhimin e verës, regjistrin e vreshtarisë, prodhimin, etiketimin, marketingun, potencialin e prodhimit, fuqizimin e varieteteve autoktone dhe kontrollet e produkteve të verës në Republikën e Shqipërisë”. Krifca theksoi se nisma synon “përshtatjen me kërkesat dhe standardet e tregut ndërkombëtar, mbrojtjen e interesave të konsumatorëve duke ruajtur një konkurrencë të drejtë ndërmjet prodhuesve dhe operatorëve të tjerë vendorë në sektorin e verës si dhe nxitjen e përmirësimit të cilësisë së produkteve me marrjen e masave kombëtare për politikën e cilësisë në sektorin e verës”.https://ata.gov.al/2022/12/13/krifca-rregulla-per-kultivimin-e-vreshtave-qe-perdoren-per-prodhimin-e-veres/
Rregulla për kultivimin e vreshtave në prodhimin e verës
RELATED ARTICLES